Zbulohen pamjet e reja të telefonit më të fundit Xiaomi

Shumë kuriozitet ka ngjallur pamja e re e pajisjes së fundit të "Apple"-it të Kinës

137

Imazhet e drejtpërdrejta të një telefoni të ri nga Xiaomi sapo janë shfaqur online. Kjo rrjedhë, që vjen në formë të një posti në rrjetin social Weibo, zbulon të dy anët e pajisjes e cila ka ngjyrë të argjendtë.

Pajisja thuhet se është Redmi Note 4X. Megjithatë, dizajni i zbuluar së fundmi është i ndryshëm nga pamjet e mëhershme që janë zbuluar në TENAA muajin e kaluar.

Pozicionimi i sensorit të gjurmëve të gishtërinjëve është i ndryshëm nga më parë dhe pulla fizike ‘home’ është një shtesë e re nga imazhet e mëhershme.

Edhepse listimi në TENAA nuk tregon që pajisja e zbuluar ka emrin Redmi Note 4X, specifikat e zbuluara janë në linjën e njejtë me specifikat e përfolura më herët.

Kështu, imazhet e rrjedhura së fundmi mund të jenë të një pajisje të re, emrin e të cilës pritet që ta mësojmë.