WhatsApp rregullon problemin e bisedave që ndodhen në arkiv

11

Shfrytëzuesve, po iu shfaqen papritmas bisedat e arkivuara, kur dikush po shkruan ndonjë mesazh të ri.

Kjo nënkupton se ndonjë bisedë që më nuk doni ta shihni, keni mundësi ta keni në krye të kutisë së mesazheve kryesore.

Më së vështiri, është me shfaqjen e shkëmbimeve ndërmjet ndonjë grupi, brenda së cilit më shumë dëshironi të qëndroni indiferent.

Aplikacioni për shkëmbim mesazhesh, është duke u përgatitur një përditësim i ri. ‘Ignorance archived charts’ do të mundësojë, ndalimin e përhershëm të rishfaqjes së këtyre bisedave.

Sapo të jetë aktivizuar, bisedat mbesin në arkiva e WhatsApp përgjithmonë edhe nëse arrin ndonjë mesazh i ri, duke mos arritur në mesin e mesazheve tuja të reja dhe të rëndësishme.