Vodafone Albania, Cfare është rrjeti Gigabit Net?

69

Rrjeti Gigabit Net është një rrjet ultra i shpejtë, i aftë të transmetojë të dhëna në milisekonda, pa asnjë vonesë të dukshme në distanca shumë të largëta. Vetëm rrjeti 4G/4G+ si edhe smartphones më të fundit janë në gjendje të ofrojnë shpejtësinë Gigabit.

Së shpejti jetët tona do të transformohen dhe rrjeti Gigabit Net do të jetë elementi i orkestrimit të këtij transformimi. Makina pa drejtues, shpërndarje me dron, inteligjencë artificiale si edhe shkëmbim i informacionit në kohë reale.

Ju do të shkarkoni me shumë shpejtësi filma me cilësi 4K si pasojë e përmirësimit të teknikave të kompresimit.

Kushtet :

Rrjeti Gigabit Net kërkon smartphones më të fundit si edhe shpejtësi 4G/4G+.

Sinjali transmetohet nga rrjeti dhe merret nga celulari nga 4 antena njëkohësisht, duke ofruar dyfishimin e kapacitetit si edhe shpejtësinë LTE. Rrjeti ofron mundësi që aparati celulat të kombinojë disa frekuenca (breza frekuencash) në të njëjtën kohë duke arritur shpejtësi më të madhe.

Karakteristikat kryesore të rrjetit Gigabit Net:

  • Shpejtësi
  • SiguriSiguri
  • Besueshmëri
  • Optimizim
  • Vazhdimësi

Rrjeti Gigabit Net lidhet ngushtë me risitë më të fundit të së ashtuquajturës “Gigabit Society”, për të cilën Vodafone ka vizion global.