Video-loja “Metroid Prime 4” do të ripërpunohet, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e kërkuara të Nitendos

11

Një ndër drejtuesit kryesor në Nintendo Shinya Takahashi, ka bërë të ditur se ‘Metroid Prime 4’ do të ripërpunohet, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e kërkuara.

Video-loja tani është në duart e inxhinierëve të Retro Studios, ndërsa nuk pritet të dali pas një apo dy vitesh.

“Na vjen keq për adhuruesit që e pritën me padurim, por nuk i plotësonte disa prej standarteve të kërkuara, prandaj po e zhvillojmë me kujdes dhe që të përmirësojmë çdo element” ka thënë Takahashi.

E njëjta studio është kujdesur edhe për origjinalin Metroid Prime, si dhe vazhdimin e tretë që është lansuar me 2017.

Kthimi prapa i ‘Metroid Prime 4’ nuk është pritur mirë prej entuziastëve, gjë për të cilën Takahashi ka kërkuar falje, me pretendimin se kur të arrijë video-loja do të jetë shumë e kompletuar.