Vendi që u mbajt sekret për vite të tëra

38

Bëhet fjalë për vendin i cili njihet edhe si Depozituesi i Shufrave të Arit të Shteteve të Bashkuara.

Duke marrë rreth një vit punë, projekti për të strehuar rezervat e arit të SHBA filloi ndërtimin në vitin 1935.

Sipas Thesarit të SHBA-së, ndërtimi atëbotë kushtoi 560,000 dollarë. Aty nuk gjendet i gjithë ari i Amerikës, por përmban rreth gjysmën.

E sipas Wikipedia, rezervat e SHBA-ve janë 8,965 tonë, me një vlerë tregu prej mbi 310.5 miliardë dollarë (por jo i gjithë ky ari ruhet në Fort Knox).

Ndërsa sipas një shkrimi të DailyMail të vitit 2017, në këtë depozitë gjenden rreth 4 mijë ton, vlera e të cilit llogaritet rreth 186 miliardë dollarë.

Përveç arit, supozohet se aty fshihen edhe dokumente të rëndësishme shtetërore..

Ndërsa kryesisht i njohur si një “kasolle” për arin, depozitari mbante edhe Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore.

I drejtuar nga “United States Mint”, objekti në fjalë është pjesë e një rrjeti prej gjashtë objekteve që mbrojnë këtë metal të çmuar.

“United States Mint” është një njësi e Departamentit të Thesarit, përgjegjës për prodhimin e monedhave për Shtetet e Bashkuara. Nuk prodhon para letre; kjo përgjegjësi i takon “Bureau of Engraving and Printing”.

Dhe sa i përket këtij roli, askush nuk është aq i famshëm sa Fort Knox.

Siç thuhet në disa të dhëna, “furnizimi fillestar” i arit u bë drejt Kentuckyt me hekurudhë. Përgjegjësia është marrë nga Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara.

“Kjo ishte metoda e vetme e sigurimit të arit sepse, në atë kohë, ky institucion ishte e vetmja agjenci që mund të pranonte detyrimin nëse ndonjë pasuri do të humbiste”, thuhet në arsyetim.

Ndërsa është ndërtuar me materialet më të forta të mundshme, nga jashtë i ngjan një kështjelle.

Nën tokë qëndron një përzierje komplekse e shtresave të padepërtueshme për nga fortësia, si dhe procedurave të fshehta të sigurisë.

Si karakteristikë është se vetëm një derë e hyrjes së saj peshon 20 ton dhe ka kaluar prova të ndryshme testimi – e trashë rreth 50 centimetra dhe është e qasshme vetëm nëpërmjet “kodeve të veçanta”.

Gjithashtu, stafi që punon në zyrat që rrethojnë “kështjellën prej graniti, çeliku e betoni” kanë udhëzime të ndryshme se si të hyjnë brenda, duke rritur natyrën ekskluzive të operacionit.

Është gjithashtu e dyshuar se zona përreth është e mbuluar në detektorë të lëvizjes dhe minave tokësore, dhe jo vetëm kaq. Ajo është e vendosur në një bazë ushtarake që strehon 30.000 ushtarë amerikanë dhe 300 tanke.

Dhe kur flasim për ekskluzivitet, vizitorët nuk u pritën në Fort Knox për dekada të tëra.

Franklin D. Roosevelt arriti të bënte një xhiro, por kjo mund të ketë qenë për shkak se ai ishte President në kohën e ndërtimit.

Gjithashtu, një delegacion nga Kongresi u lejua të inspektojë objektin në vitin 1974, kur u dyshua se ari ishte larguar nga aty.

Nëpunësit publikë nuk u lejuan përsëri brenda deri në vitin 2017, kur Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, mori vendimin për të kërkuar qasje.

Se çfarë në të vërtetë ndodh saktësisht atje, mund të jetë vetëm supozime dhe një fjali e tregon më së miri këtë: “Ndoshta e vetmja gjë e sigurt që gjendet brenda Depozituesit, është vetë sekreti i saj”.