US Naval Research në Uashington krijon xhamin më të fortë deri më sot

Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë krijuar xhamin “argjilë”. Materiali është krijuar nga magnezi dhe minerale me bazë aluminin, dhe është dukshëm më i fortë se sa xhami i padepërtueshëm.

54

Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë krijuar xhamin “argjilë”. Materiali është krijuar nga magnezi dhe minerale me bazë aluminin, dhe është dukshëm më i fortë se sa xhami i padepërtueshëm.

Shkencëtarët nga laboratori US Naval Research në Uashington thonë se materiali mund të përdoret për mbrojtje më të mirë të automjeteve, aeroplanëve, fluturakeve kozmike dhe sateliteve.

Doktor Jas Sangher thotë se materiali është shumë më i mirë se sa xhami klasik i padepërtueshëm, i cili është i krijuar nga shtresat e plastikës dhe xhamit, me trashësi prej 15 centimetra, të cilat ngadalësojnë hyrjen e plumbit.

Shkencëtarëve iu janë nevojitur dhjetë vjet për të krijuar materialin nga grimcat e pluhurit të nxehur nën presion për të fituar pjesën e pastër të kristalit.