Uber nuk do të ketë asnjë funksion në Itali

Uber është ndaluar në gjithë Italinë, pasi një gjykatë vendosi se paraqet konkurrencë jo lojale. Për dallim nga vendimet gjyqësore në vendet tjera evropiane, të cilat kanë kufizuar përdorimin e UberXa ose UberPop, gjykata italiane bllokoi të gjitha shërbimet e Uber: UberBLACK, UberLUX, UberX, UberXL dhe UberSelect.

73
Uber

Uber është ndaluar në gjithë Italinë, pasi një gjykatë vendosi se paraqet konkurrencë jo lojale.

Për dallim nga vendimet gjyqësore në vendet tjera evropiane, të cilat kanë kufizuar përdorimin e UberXa ose UberPop, gjykata italiane bllokoi të gjitha shërbimet e Uber: UberBLACK, UberLUX, UberX, UberXL dhe UberSelect.

Në këtë mënyrë Shoqata e taksive italianë arriti që përmes gjykatës të fitojë kundër Uber. Përveç ndalimit të punës, Uber-it i është ndaluar edhe reklamimi.

Zyrtarë të Uber thanë për Reuters se janë të shokuar me vendimin dhe planifikojnë që të bëjnë ankesë.