Twitter redukton numrin e ndjekjeve që mund të bëni në 24 orë

8

Në përpjekje për të luftuar përhapjen e spamit dhe llogarive robotike të cilat popullojnë platformën, Twitter lajmëroi ditën e sotme se do të ndryshojë rregullat në mënyrë që përdoruesit të ndjekin maksimumi 400 llogari në ditë.

Ndryshimi është një zbritje e ndjeshme e kufirit të mëparshëm që ishte 1,000 ndjekës. Megjithatë 400 është shifër më e lartë sesa një përdorues mesatar ndjek gjatë një periudhe 24 orëshe.

Twitter thotë se është përpjekjeve për të ndërtuar një shërbim të shëndoshtë për të ndaluar spamin dhe abuzimin.

Ndryshimi i kësaj rregulloreje është përpjekja e fundit e Twitter për të luftuar abuzimin. Vitin e kaluar kompania sulmoi cicërimat nga disa llogari për një përmbajtje të caktuar.

Gjithashtu shtoi mjete raportimi për të lejuar njerëzit të etiketojnë robotët si dhe adresoi procesin e verifikimit që u kërkon përdoruesve një numër telefoni dhe adresë e-mail-i kur krijojnë një llogari të re.

Twitter thotë se ndjekja në masë e përdoruesve të tjerë bëhet me qëllim që të tërhiqet vëmendja e tyre dhe të ndjekin pas.