Tizen, në botën e orëve të mençura është më i popullarizuar se sa Android Wear

Orët e mençura nuk janë në situatë të mirë për shkak të shitjes së dobët dhe prodhuesit nuk po gjejnë mënyrën për të afruar sa më shumë konsumatorë.

66

Orët e mençura nuk janë në situatë të mirë për shkak të shitjes së dobët dhe prodhuesit nuk po gjejnë mënyrën për të afruar sa më shumë konsumatorë.

Një gjë e tillë ka të bëjë edhe me Apple Watch. Për këtë arsye, nuk është e çuditshme pse sistemi operativ i Samsung-ut, Tizen, në botën e orëve të mençura është më i popullarizuar se sa Android Wear.

Në çerekun e parë të vitit 2017, Apple Watch ka 57 për qind të pjesëmarrjes në treg, Tizen ka 19 për qind dhe Android Wear ka 18 për qind. Kjo është dëshmi se Samsung nuk ka gabuar që ka përdorur sistemin operativ Tizen në orët e mençura, derisa Wear 2.0 duket se nuk është shumë i popullarizuar në treg.

Samsung-ut, para se gjithash, duhet dhënë komplimente pasi në mënyrë të shkëlqyeshme ka implementuar Tizen në serinë Gear, pasi sistemi operativ në fjalë shpenzon shumë më pak bateri.

Po ashtu, ky sukses ka ndodhur brenda një kohe të shkurtë, pasi Samsung iu përkushtua në tërësi sistemit Tizen duke filluar në maj të vitit 2016.

Testimi i këtij sistemi operativ në orët e mençura mund të ndikojë që në një të ardhshme të afërt ose të largët të implementohet në mënyrë të suksesshme edhe në fabletë dhe tabletë.