Tizen 3.0 sistemi operativ i Samsung pritet të jetë shumë i fuqishëm

Aktualisht janë në plan dy prodhime të Samsung në të cilat duhet drejtuar vëmendjen. I pari është sistemi operativ Tizen 3.0, ndërsa i dyti Samsung Z4, të cilët do të jenë telefonat e parë me platformën e re, transmeton KosovaPress.

79

Aktualisht janë në plan dy prodhime të Samsung në të cilat duhet drejtuar vëmendjen.

I pari është sistemi operativ Tizen 3.0, ndërsa i dyti Samsung Z4, të cilët do të jenë telefonat e parë me platformën e re, transmeton KosovaPress.

Natyrisht, sa i përket telefonave  Z4 nuk duhet pritur harduer të fuqishëm. Na pret telefoni me ekran 5 inç HD AMOLED, 1 GB RAM dhe 8 GB memorie të brendshme, mbështetje për dual SIM, 4G LTE, si dhe bateri prej 2050 mAh.

Megjithatë, Samsung Z4 do të punojë me Tizen 3.0, për të cilin priten një numër i madh i funksioneve interesante. Platforma e re do të sjellë mbështetjen për API Vulkan, open-source web runtime Crosswalk, procesorë 64-bit Intel dhe ARM, me kontroll me zë përmes S Voice.

Natyrisht, nuk pritet që të gjitha këto funksione të jenë në telefonin Z4, por ai do të shërbejë për të “ngritur” pulsin e përdoruesve.