Thirrjet Video do të vijnë në Instagram

82

Instagram  po shton video chat për përdoruesit, i cili aktualisht është në fazën e testimit dhe perkohesisht eshte ne faze testimi dhe do te lancohet globalisht “së shpejti”. Për të nisur një video chat, thjesht prekni ikonën e re të kamerës në krye të mesazhit të drejtpërdrejtë me njerëzit që dëshironi te telefononi.

Për të krijuar një bisedë grupi ose mesazh të drejtpërdrejtë në Instagram, trokitni lehtë mbi ikonën e aeroplanit prej letre në këndin e sipërm të djathtë  dhe prekni shenjën +, pastaj përzgjidhni dy ose më shumë njerëz për të filluar një bisedë në grup.

Videochat ju lejon të bisedoni me një person ose një grup të vogël dhe mund të minimizoni ekranin e videove gjatë bisedës dhe të vazhdoni të bisedoni gjatë shfletimit të Instagram. Video chat ka qenë një tipar i përfolur për disa muaj, megjithëse Instagram nuk ka specifikuar se sa njerëz mund të marrin pjesë në një video thirrje në një kohë të caktuar. Përditësimi i sotëm shton një mori karakteristikash që Instagram po ndërton për ta kthyer aplikacionin në një shërbim të plotë të mesazheve, në vend të rrjetit të shpërndarjes ashtu sic filloi.