Tesla kalon pritshmëritë me 3.4 miliardë dollarë të ardhura

31
AUSTIN, TX - MARCH 11: Elon Musk speaks onstage at Elon Musk Answers Your Questions! during SXSW at ACL Live on March 11, 2018 in Austin, Texas. (Photo by Chris Saucedo/Getty Images for SXSW)

Tesla raportoi të ardhurat e saj të Q1 2018 sot, duke postuar humbjet prej $ 3.35 për aksion, me të ardhura prej 3.4 miliardë dollarësh. Ky është një lajm I mire, pasi analistët prisnin që Tesla të raportojë një humbje prej $ 3.48 në aksion me të ardhura prej 3.22 miliardë dollarë, nga 2.7 miliardë dollarë një vit më parë. Ne tremujorin e fundit, Tesla raportoi të ardhura prej 3.29 miliardë dollarësh. Tesla gjithashtu përfundoi Q1 me 2.7 miliardë dollarë në cash.

Në shtator 2017, aksionet e Tesla kapen një rekord prej $ 389.61 për aksion.Tesla gjithashtu siguroi disa përditësime për prodhimin e modelit 3, duke vënë në dukje se kapi shifren 2,270 makina të prodhuara në javë për tre javë rresht  në prill.

“Edhe në këtë fazë, Modeli 3 tashmë është sedan premium me permasa të mesëme me shitje me  të larta në SHBA dhe dërgesat tona vazhdojnë të rriten”, shkruan Elon Musk dhe drejtori i Tesla, Deepak Ahuja ne nje letër për investitorët. “Konsumatorët kanë treguar qartë se automjetet elektrike janë thjesht më të dëshirueshme në krahasim me konkurrentët e tyre me motor me djegie të brendshme, duke ofruar teknologji më të mirë, performancë dhe përvojë pune”.