Telekom Albania përkrah qytetet inteligjente

81

Tendencat e teknologjisë botërore gjatë dekadës së fundit kanë drejtuar sytë nga “e mençura” ose “inteligjentja”. E njëjta tendencë ka nisur edhe në Shqipëri, e përqendruar më tepër në Tiranë, ku çdo problemi po i jepet zgjidhje teknologjike. Kjo është më praktike dhe për më tepër automatike, përmes sistemeve inteligjente të cilat ulin konsumin e kohës, ndotjes dhe energjisë. Që herët, këto projekte janë mbështetur dhe zhvilluar edhe nga një prej gjigantëve të telekomunikacionit, siç është Deutsche Telekom. Edhe në vendin tonë kanë filluar të aplikohen projekte të tilla, të cilat janë mbështetur nga Telekom Albania.

Smart city apo “Qytetet Inteligjente” në opinionet e shumë studiuesve janë një manifestim i Ndërthurjes ose Bashkëveprimit të Objekteve (Internet of Things), të cilat me anë të funksionit teknologjik, arrijnë të bashkërendojnë organizimin e një strukture.

Tirana po rritet çdo ditë e më shumë e për pasojë kërkesat nga qytetarët, sikurse ndodh në çdo qytet tjetër të Europës, janë më të larta. Disa projekte janë të dukshme, apo thënë ndryshe të prekshme për qytetarët, e disa jo. Përmendim këtu furnizuesit elektrikë që iu dhuruan qytetit të Tiranës nga Telekom Albania, të cilët u japin mundësinë përdoruesve të makinave elektrike të karikojnë makinat e tyre,falas.

Telekom Albania, si pjesë e gjigantit ndërkombëtar Deutsche Telekom, prej vitesh po investon në projekte të zgjidhjeve inteligjente.