Telekom Albania : Lidhemi me një të tashme më të mirë

12

E tashmja është më mahnitëse së kurrë. Mund të mësojmë më shpejt, jemi më afër njerëzve që duam dhe mund të bëjmë gjëra që na dukeshin të pamundura dje. Thjesht duke përdorur teknologjinë tonë me më shumë zgjuarsi. Thjesht duke u lidhur më mirë.

LIDHEMI ME MUNDËSITË E SË TASHMES

Frymëzohu dhe zbulo çfarë mund të bësh me copëzën e vogël të teknologjisë që ke në dorë.

Magnus:
Ky aplikacion kombinon cmimet si nga galerite ashtu edhe nga shtëpitë e ankandeve. Mund të gjeni rezultate të ankandeve që datojnë që në 1900, si dhe çmime nga ekspozitat dhe ankandet e tanishme.

Inaturalist:
Është një iniciativë e California Academy of Sciences dhe National Geographics Society. Ju do të lidheni me një komunitet prej më shumë se 400,000 shkencëtarësh dhe natyralistësh që mund të të ndihmojnë që të mësosh më shumë për natyrën.

Charity Miles:
Është një aplikacion ku fitoni para për bamirësi kur ecni, vraponi ose jepni biçikletës. Deri tani pjesëtarët tanë kanë grumbulluar 2.5 milion dollar për bamirësi.

Star Walk 2:
Është një giudë shumë e mirë astronomike që mund të përdoret nga fëmijët dhe të rriturit por edhe nga amatorët e hapsirës, duke identifikuar yjet, planetet, satelitët, kometat si dhe trupa të tjerë qiellorë në kohë reale. Ajo që duhet të bëni është të drejtoni telefonin/tabletin tuaj drejt qiellit dhe të mësoni më shumë rreth pozicionit të yjeve, sistemit diellorë, shirave meteroik apo dhe objekteve të tjera në qiell.

Litterrati:
Ky aplikacion po ndërton Pikën e Mbledhjeve së Mbetjeve Urbane Dixhitale-një foto galeri që shfaq mbledhjen e mbeturinave në të gjithë botën dhe impaktin e kësaj lëvizjeje.

Asana rebel:
Bëhuni version më I mire I vetes tuaj dhe filloni rrugëtimin drejt një jete të shëndetshme  duke stërvitur mendjen dhe trupin, me pesë tippet e rekomanduara nga ekspertët.