Tani në Facebook mund të krijoni “fun club” në faqet tuaja

Facebook sjell fun club dhe në rrjetin social. Kompania ka sjellë një funksion të ri të quajtur “grupet për faqet”.

36

Facebook sjell fun club dhe në rrjetin social. Kompania ka sjellë një funksion të ri të quajtur “grupet për faqet”.

Ky funksion i jepet atyre që menaxhojnë një faqe për të krijuar nëngrupe për të promovuar diskutime mbi argumente specifike.

“Artistë, kompania, firma të njohura e gazeta në Facebook mund ti japin jetë një hapësire ku ‘superfansat’ bisedojnë mes tyre dhe menaxhuesit të faqes, duke u përballuar për tema të caktuara”, shpjegon Chris Cox, përgjegjësi i produkteve të Facebook.

Idea lindi duke vëzhguar një grup të krijuar nga Washington Post, ku gazetarët dialogonin me lexuesit, duke u treguar edhe se si lindnin artikujt.

Seksioni Grupet është në dispozicion të 70 milionë faqeve prezente në Facebook në nivel global.