Sony ka dhënë detajet e para se çfarë duhet të presim nga pajisja e re PS5

17

Sony premton se PS5 do të mbështesë grafika 8K, audio 3D, SSD super të shpejtë dhe një mundësi për të luajtur lojërat e PlayStation 4 në të.

Sipas Mark Cerny, që shërbeu si arkitekti kryesor në sistemin e PS4, konzola e re nuk është thjeshtë një përmirësim i PS4, siç ishte PS4 Pro.

Por, pajisja do të jetë krejtësisht e re, me një procesor tetë-bërthamësh të bazuar në gjeneratën e tretë të AMD’së.

Një tjetër ndryshim i madh në PlayStation 5 është zëvendësimi i hard diskut me një SSD, për të cilin Sony premton se do të përmirësojë hapjen e lojërave dhe luajtjen përtej imagjinatës.