Smartfonët Galaxy S10 kanë një problem serioz me baterinë

19

Edhe pse sapo kanë dalë në treg dhe janë teknologjia e fundit e sjellë nga Samsung, blerësit po ankohen për serinë Galaxy S10.

Sipas disa raportove të fundit, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus kanë shfaqur probleme me baterinë pas përdorimit të thirrjeve në Messenger dhe WhatsApp.

Përdoruesit e këtyre dy smartfonëve janë ankuar në forumet e Developerëve të XDA dhe Reddit për një problem që thuhet që ndikon në pajisjet që kanë çipin ‘Exynos 9820’.

Sipas ankesave të përdoruesve shkarkimi i baterisë nis pas përdorimit të një shërbimi VoIP (Voice over Internet Protocol), konkretisht thirrje përmes WhatsApp, Facebook Messenger dhe Viber.

Sa i përket problemit, nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania koreano-jugore.