Shqiperia ka mungesë profesionistësh persa i përket sigurisë kibernitike

9

Komuniteti SPI – Siguria & Privatësia e Informacionit në bashkëpunim me komunitetin CSP – CyberSecurity & Privacy Prishtinë, më 25 prill do të realizojë Black Hat 2.0 Albania 2019.

Black Hat Events është komuniteti global i aktiviteteve BlackHat me seli në San Francisco, California. Ky aktivitet zhvillohet në SHBA, Evropë, Azi dhe tashmë po iniciohet formimi i komunitetit Black Hat Balkan.

Arsyeja e këtij organizimi është identifikimi i personave të pasionuar në fushën e Cyber Security & Hacking, për të qenë gjithnjë një hap përpara me kërkesat e tregut në fushën e sigurisë.