Samsung po përgatitet për serinë e rradhës Galaxy Note

28

Së fundmi, DBS Designing ka shpërndarë një video konceptuale në YouTube me anë të të cilës shpjegon sesi mund të duket seria e radhës e Galaxy Note.

Ajo që bie direkt në sy është prania e jo 3 por 4 kamerave. Dhe, surprizat nuk përfundojnë këtu, Note 10 ka një “selfie camera” të vendosur tek lapsi.

Galaxy Note 10 pritet që të vijë me procesorin Snapdragon 855 SoC të Qualcomm, ose Exynos 9820 në rajone të caktuara.

Thuhet gjithashtu që Note 10 mund të punojë me rrjetin 5G pasi derisa Samsung ta hedhë në treg, ky rrjet do të jetë në dispozicion.

Por, të gjitha këto tipare të mahnitshme kanë kostot e tyre dhe smartfoni i ri i kompanisë koreano-jugore pritet të ketë një çmim mjaft të lartë.