Samsung ka plane të mëdha për të ardhmen e kompanisë

Samsung pritet të raportojë të ardhura rekord pavarësisht skandalit të korrupsionit që ka përfshirë liderin e grupit Jay Y. Lee.

72
Samsung

Samsung pritet të raportojë të ardhura rekord pavarësisht skandalit të korrupsionit që ka përfshirë liderin e grupit Jay Y. Lee.

Kompania parashikon një rritje me 48% të fitimeve falë burimit që kanë shënuar shitjet e çipeve të memorjes për periudhën Janar – Mars 2017.

Si rezultat ky do të ishte tre mujori më fitimprurës i kompanisë në katër vite dhe tregon një rikuperim të ndjeshëm pas katastrofës së Note 7-ës.

Sipas parashikimeve Samsung do të marrë 8.8 miliard dollarë fitim. Analistët thonë se tre mujorin e ardhshëm do të jetë edhe më I mire pas debutimit të Galaxy S8-ës dhe inteligjencës artificiale Bixby.

Shitjet e Samsung përbëjnë 1/5 e GDP-së së Koresë së Jugut dhe për shumë Koreano Jugore një vend pune në Samsung është endrra e jetës.