Samsung Galaxy S10, pajisjet kanë një problem

19

Sidoqoftë, në vend që të flasin për veçoritë e reja të Samsung Galaxy S10,  shumë përdorues janë të shqetësuar për një dritë të vogël që pulson në ekranë pranë vendit ku ndodhet kamera.

Disa përdorues thonë se mund të jetë një problem harduer.

Drita e vogël pulsuese, aspak e zakonshme në ekranin e Galaxy S10 u pikas së pari nga një përdorues i quajtur kobebas në Forumin Xda.

Ai shkruante:

Gjatë një telefonate dhe gjatë dëgjimit të një mesazhi zanor në WhatsApp, në ekran pranë kameres shfaqet një dritë e vogël që pulson.”

Përdoruesi nuk ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për ndonjë problem apo është thjesht një gjë normale. Disa thonë se mund të jetë një lloj sensori, ndërsa të tjerë thonë se kjo mund të jetë një problem harduer.

Deri më tani kompania nuk ka dhënë një reagim zyrtar për çështjen në fjalë.