Samsung do të ofrojë 4 modele të Galaxy Note 10

17

Sipas raportit të fundit të SamMobile, linja Galaxy Note 10 do të përbëhet nga dy variante kryesore me numrat e modelit SM-N970 dhe SM-N975.

Përtej kësaj, duket se do të ketë edhe dy versione 5G të Galaxy Note 10, SM-N971 dhe SM-N976, megjithëse është e paqartë se sa ndryshe do të jenë ato nga dy modelet kryesore. SM spekulon se dallimi kyç do të jetë shpejtësia e të dhënave 5G në tregjet e zgjedhura.

Samsung zakonisht organizon një ngjarje të lansimit të Note përpara konferencës teknologjike IFA në Berlin.