Robotët nuk do t’i bëjnë njerëzit të papunë

46

Bosi i Microsoft Satya Nadella ka hedhur poshtë pretendimet se robotët do t’i japin fund punës njerëzore, duke thënë se njerëzit gjithmonë do të duan një punë pasi u jep atyre “dinjitet”.

Edhe në një skenar të “Inteligjencës artificiale të Arratisur (AI)”, robotët nuk do t’i bëjnë njerëzit plotësisht të papunë, tha në një intervistë drejtori i Microsoft, Satya Nadella.

“Ajo që unë mendoj se duhet bërë në vitin 2018 është më shumë dialogu rreth etikës, parimet që mund t’i përdorim për inxhinierët dhe kompanitë që po ndërtojnë AI, në mënyrë që zgjedhjet që bëjmë nuk na bëjnë të krijojmë sisteme me paragjykim.

Sipas një raporti në MIT Technology Review më 25 maj, Microsoft po ndërton një mjet për të automatizuar identifikimin e paragjykimeve në një sërë algoritmesh të ndryshme të UA-së.