Rekord – Mjaftojnë 10 minuta për shitjen e Xiaomi Redmi Note 4

Rekord i ri nga "Apple kinez". Super telefoni Redmi Note 4 shitet për 10 min

162

Rekordi për shitjen më të lartë online për Xiaomi do të jetë në Indi. Pajisja e tyre e re, që u shfaq javën e kaluar, Redmi Note 4, tashmë është shitur në 250,000 njësi për vetëm 10 minuta.

Kompania ka deklaruar se shitjet e para të Redmi Note 4 kanë tejkaluar ato të Redmi 3S për tre herë më shumë, ndërsa ato të Redmi Note 3 për pese herë më shumë.

Telefoni u lansua në Indi me procesorin Snapdragon 625 dhe pritet të ketë jetëgjatësi më të mirë të baterisë se versioni kinez i pajisjes që punon me procesorin Helio X20.

Një shitje e re për pajisjen është e planifikuar të ndodh të hënën e ardhshme, më 30 janar, në Flipkart.