Prezantohet smartphone ekonomik Panasonic P95

45

Java e re sapo filloi të shpaloset dhe ne tashmë kemi një njoftim per nje telefon të ri, që vjen nga Panasonic India. Kompania prezantoi një shtesë të re në portofolin e saj të serisë P – Panasonic P95, që vjen me chipset Snapdragon 212 dhe çmim ultra të volitshëm prej INR4,999 (rreth 75 $ ose 62 euro).

Panasonic P95 vjen me një ekran 5 ” me rezolucion HD. Është në raportin klasik 16: 9 dhe ka tre butona kapacitative të poshtëm. Pjesa frontale është e zënë nga një kamera 5MP per selfie, një kufje dhe audio.

Chipset, që punon në P95, ka një CPU quad-core, me frekuence 1.3 GHz. Ajo është e shoqëruar me 1 GB RAM dhe 16 GB memorje, por ka një slot microSD për deri në 128 GB më shumë. Fotografitë merren me kamerën 8 MP, që vjen me AF dhe LED flash.

Opsionet e lidhjes përfshijnë LTE, Bluetooth 4.1 dhe mikro USB 2.0, ndërsa Wi-Fi është 802.11 a / b / g / n. Ai eshte i pajisur me Android Nougat 7.1.2 dhe një bateri 2300 mAh, Panasonic P95 do të ofrohet në tre ngjyra – Blue, Gold, dhe Dark Grey.

Ai eshte lancuar ekskluzivisht në Flipkart,  dhe do të jetë në dispozicion prej 13 majit deri më 16 maj me një çmim të zbritur prej IRN 3,999 si pjesë e fushatës Big Shopping Day Sale.