Prezantohet makina e parë elektrike turke

31

Këtë të enjte në Stamboll prezantohet makina e parë elektrike e prodhuar në Turqi.

Makina me ngjyrë të kuqe u prezantua gjatë panairit të tretë të Kërkim-Zhvillimit dhe Inovacionit, në Sallën e Kongreseve “Lutfi Kirdar” të Stambollit.

Prodhuesi i makinës, dr. Gursel Guzel deklaroi se “Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm, dizajni mekanik, e gjithë sasija dhe karroceria, i tërë motori, moduli i drejtimit të motorit, pajisjet elektronike, të gjitha njësitë e kontrollit dhe softuerët janë prodhim vendor.

Në fazën 5-vjeçare të kërkim-zhvillimit janë shpenzuar 6.5 milionë dollarë.
Pritet që kjo makinë dalë në shitje brenda një kohe të shkurtër.

Një nga tipaeti e saj dallues është se mund të përshkojë deri në 400 kilometër rrugë, pas karikimit për një orë.