Pokémon Go Fest po kthehet këtë verë

33

Pokémon Go Fest i organizuar gjate vitit të kaluar në Çikago nuk ka ecur mirë, por kjo nuk e ndalon zhvilluesin Niantic te përpiqet serisht. Sot studio njoftoi një turne veror për 2018, i cili do të ketë tre ndalesa: në Gjermani, Japoni dhe SHBA, duke përfshirë një vizitë kthyese në Çikago. Sipas Niantic, “çdo ngjarje do të përfshijë mënyra unike për lojtarët nga e gjithe bota për të krijuar aventurat e tyre dhe te kalojne sfidat së bashku”.

Cdo gjë fillon me një event falas në Westfalenpark në Dortmund, e cila fillon më 30 qershor dhe do të vazhdojë deri më 1 korrik. Më pas, më 14-15 korrik turneu zhvendoset në Lincoln Park në Çikago. Ngjarja amerikane do të përqëndrohet në një kurs 1,8 milje gjatë gjithë parkut, i cili do të përfshijë “instalime fizike dhe aktivitete ekskluzive”, si dhe një “përvojë unike dhe intriguese te lojes” (ngjarja amerikane e vitit të kaluar u zhvillua në Grant Park) qe nuk eshte pare në asnjë prej ngjarjeve të mëparshme live të Niantic. Megjithatë , “Lojtaret e Pokemon në Chicago do të duhet të blejnë bileta 20 $ për të marrë pjesë. Së fundi, gjërat do të përfundojnë në Yokosuka, megjithëse nuk ka ndonjë detaj mbi ngjarjen japoneze ende. Niantic thotë se do të zhvillohet “më vonë gjatë verës”.