Pixel watch do të konkurojë me Apple watch

9

Tani, Patent and Trademark Office nga Shtetet e Bashkuara ia ka miratuar patentën kompanisë Google, e cila e zbulon punën në mekanizmin e kapëses, e cila do t’ua mundësojë adhuruesve të Androidit t’i ndryshojnë shpejt rripat (ngjashëm me pajisjen Apple Watch).

Skicat për patente paraqesin disa shembuj të dizajneve që përdoren për kapësen në orën e mençur. Në njërën nga fotot shihet edhe se sistemi e përdor një sërë magnetësh dhe aty është edhe shembulli i mekanizmit të shpejtë “push-button”..

Google e paraqiti aplikimin për patentë në tremujorin e dytë të vitit 2017, ndërsa patenta u miratua këtë javë. Kjo është patenta e tretë e Google nga një kategori e ngjashme që nga fundi i vitit 2016.