Paguaj faturën tënde nga aplikacioni My Telekom përmes sherbimit e-Bill

109

e-Bill është një mënyrë faturimi elektronik. Përmes këtij shërbimi përdoruesit mund të shikojnë në çdo kohë faturën e tyre mujore online kudo që ndodhen. Ebill nuk ofron vetëm faturën elektronike por ju lejon edhe të bëni raporte të detajuara duke shkarkuar të dhënat në formate të ndryshme.

Ky shërbim u jep akses të gjithë abonentëve me kontratë të planeve për biznese dhe individë të cilët marrin një faturë mujore, gjithashtu ky shërbim ju ofrohet pa pagesë.

Për ta patur këtë shërbim, përdoruesi me kontratë duhet të regjistrohet më parë në një nga dyqanet e Telekom. Përdoruesi mund t’a rregjistrojë këtë shërbim në rastet e mëposhtme:

Kur përdoruesi do të jetë një abonent i ri, ai mund ta regjistrojë këtë shërbim në momentin e aktivizimit/nënshkrimit të kontratës me Telekom.

Kur përdoruesi është abonent ekzistues i Telekom ai duhet ti depozitojë përfaqësuesit të shitjeve dokumentant e mëposhtëm:

  • Një kartë identiteti ose pasaportë e vlefshme
  • Një adresë emaili e saktë (ku do të dërgohen kredencialet)
  • Nënshkruaj siç duhet dokumentin që do t’ju jepet në dyqanin e Telekom nga përfaqësuesi

Abonentët e kategorisë biznes mund ta kërkojnë këtë shërbim ose në një nga dyqanet e Telekom ose duke kontaktuar përfaqësuesin e shitjeve që është përgjegjës për kontratën e tyre.