Oppo ka lançuar linjat e reja të pajisjeve telefonike Reno

16

Quajtur Reno, seria e re përbëhet nga tre pajisje – Reno 5G, Reno 10x Zoom dhe Reno. Të tre pajisjet vijnë në ngjyrat Ocean Green dhe Jet Black.

Siç sugjeron emri, Reno 5G është telefoni i parë me kapacitet 5G i dizajnuar dhe lançuar në mbarë botën nga Oppo.

Telefoni premton të përfitojë nga super-shpejtësia e gjeneratës së ardhshme, kur të filloj të përdoret, më vonë këtë vit.

Ndërsa të tre variantet në linjë mburren me një ekran pa korniza së bashku me një kamerë që del nga brendësia, vetëm Reno 10x Zoom dhe 5G kanë kamera të pasme me zmadhim 10x.

Sistemi i kamerës, i cili përbëhet nga një kamerë primare 48 megapikselë së bashku me një kamera me kënd ultra të gjerë me 8 megapikselë dhe një lente telefoto 13 megapikselëshe, përdor të tre kamerat përnjëherë për të shtrydhur sa më shumë detaje që munden nga çdo imazh.

Oppo ka njoftuar çmimet evropiane në ngjarjen e lançimit të Zyrihut. Oppo Reno fillon nga € 499, Reno 10x Zoom kushton € 799 dhe varianti Reno 5G do të kushtoj € 899.