OnePlus 5 vjen shumë fuqishëm, 8 GB RAM dhe kushton 500$

Modeli i tanishëm i telefonit të OnePlus është OnePlus 3 dhe OnePlus 3T, variante këto që janë lëshuar vitin e kaluar. Por tani thuhet se OnePlus e ka gati edhe modelin tjetër, i cili me sa duket do të jetë OnePlus 5, i cili do të prezantohet këtë vit.

59
OnePlus 5

OnePlus thuhet se do ta kalojë numrin 4 për këtë vit, pasiqë OnePlus beson se numri 4 është një shenjë e keqe – së paku kështu besohet në kulturën kineze.

Sipas një raporti të fundit tani thuhet se OnePlus i ri 5 do të vijë me 8GB RAM, ndërsa OnePlus ekzistues 3 ka 6GB RAM.

Telefoni është përfolur edhe se ka për të ardhur me procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 835 dhe se i njëjti gjithashtu do të përmbajë një ekran Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Karakteristikat tjera që pritet të vijnë në modelin e ri të telefonit të OnePlus përfshijnë një bateri me 3,000 mAh, ndërkaq thuhet se ky model do të kushtojë rreth 500 dollarë.