Ndërron jetë babai i Pac-Man

122

Masaya Nakamura, thenmelesu i kompanisë japoneze të videolojërave, Pac-Man ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Ai themeloi Namco në Japoni, në vitin 1955. Pavarësisht se ai kishte ndërruar jetë që më 22 janar, kompania raportoi vdekjen këtë të hënë, por pa asnjë koment mbi shkakun e vdekjes, apo të dhëna të tjera. Kompania u bë pionere e lojërave arcade.

Videoloja e parë origjinale e Namco ishte Gee Bee në 1978, që u ndoq më pas nga Galaxian më 1979, e cila revolucionarizoi industrinë si videolojëra e parë që përdorte grafikët e ngjyrës RGB.

Megjithatë ishte Pac-Man, i publikuar më 1980 që u dha përfundimisht emrin e njohur ndërkombëtarisht kompanisë Namco. Idea e lojës lindi nga pamja e një pice që i është prerë një fetë. Nakamura tha se zgjodhi fjalën “Pac” për të treguar përtypjen e Pac-Man gjatë lojës.

Loja u publikua në një moment teksa ishin në treg një sërë lojërash rivale, si Space Invaders. Mendohet se është luajtur më shumë se 10 miliardë herë si lojë.