Microsoft mbyll eBook

5

Microsoft ka vendosur që të mbyllë eBook dhe deri në korrik të këtij viti do të fshihen të gjithë librat në këtë platformë digjitale.

Kompania deklaroi se të gjithë përdoruesit do të rimbursohen duke lënë të kuptohet se numri i tyre nuk ka qenë shumë i madh dhe mbyllja ka ardhur pikërisht si pasojë e numrit të ulët të përdoruesve.Megjithatë, përdoruesit janë shprehur të indinjuar duke thënë se librat u përkasin atyre pasi kanë paguar dhe Microsoft nuk ka të drejtë t’i fshijë.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanisë, që ka thënë se përdoruesit kanë paguar për t’i lexuar librat dhe jo për t’i blerë.