Mercedes prezanton furgonin elektrik EQV

7

Prodhuesi gjerman ka një numër të gjerë të furgonëve, të ndërtuara për nevoja të ndryshme, ndërsa së fundmi e ka krijuar edhe një makinë që thuhet se përmbushë të gjitha nevojat e shërbimeve të këtij lloj transporti. Modeli EQV është i dedikuar për nevojat e transportit, i bazuar në V-Class, por që lëvizë me bateri dhe jo djegie të brendshme.

Është i afërt me EQC, vetëm se shumë i kompletuar, për të qenë në nivel me makinat e fundit që janë prodhuar prej Daimler. Në EQV janë vënë motorë edhe më të fuqishme, që ia rrisin fuqinë gati dy herë sa eSprinter.

Për dallim prej baterive me 40 deri 55 kWh, në EQV janë ato që ofrojnë kapacitet prej 100 kWh. Duke bërë që të prodhojë 85 kW apo 114 kuaj fuqi, teksa modeli i ri ka 150 kW apo 201 kuaj fuqi.

Kjo ndihmon që shpejtësia të arrijë në 160 kilometra në orë, ndryshe prej eSprinter që nuk arrinte më shumë se 120 kilometra në orë.

E kënaqshme në EQV është edhe autonomia prej 400 kilometrave, gati më shumë se dyfishi i furgonëve që Mercedes i ofronte deri më tani.