Mercedes G-Class sfidon “gravitetin”

13

Sigurisht e mbani mend kur Range Rover Sport u ngjit 999 shkallëve të “Haven Gate” në Kinë, gjë që ishte fantastike, por tani Mercedes me G-Classin e tij ka rivalizuar atë duke sfiduar gravitetin.

Mercedes Benz ka dërguar G-Classin në ‘Punta Negra dam’ të Argjentinës, duke vozitur atë në një mur 331 metra të gjatë, por pjerrtas.

“Punta Negra dam” është një digë nga betoni 331 metra e gjatë përreth lumit San Juan në Argjentinë.

Këtë Mercedes e ka bërë për të festuar 40 vjetorin e G-Classit ikonik të saj.