McAfee: Koreja e Veriut përdori aplikacione Android për të gjurmuar dezertorët

42

Studiuesit e McAfee kanë zbuluar disa gjëra shumë interesante rreth aktivitetit cyberspy të Koresë së Veriut duke përdorur aplikacione të ligjshme nga Google Play Store.

Sipas McAfee, hakerat e Koresë së Veriut kanë përdorur aplikacione mobile në dyqanin e aplikacioneve të Google për të gjurmuar dezertorët që kanë ikur nga vendi në Korenë e Jugut.

Aplikimet janë Food Ingredients Info, Fast AppLock dhe AppLockFree. Të tre aplikacionet janë të infektuan me malware që  instalohen në pajisjet Android, dhe që mund të dërgonin drejt hakerave së Koreja të Veriut, fotot personale, mesazhet me tekst dhe kontaktet.

Të dhënat u dërguan te hakerat nëpërmjet Google Dropbox dhe Yandex, dy shërbime shumë të njohura cloud.

Nuk është befasi që koreano-veriorët të vëzhgohen nga qeveria e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh tensionet historike midis Veriut dhe Jugut. Tani ata po bëjnë përpjekje paqësore mes dy koreave, gjë që mund të ndryshojë pak, por nuk ka asnjë garanci se hakerat e Kim Jong-un do të ndërpresin aktivitetet e tyre kibernetike.