Makina elektrike Tesla shpërthen në flakë

9

Ngjarja ka bërë xhiron e botës, teksa makina ishte e parkuar dhe zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin.

Videoja u botua në rrjetin social popullor Weibo, i shoqëruar nga hashtag #AutocombustionTesla dhe tashmë ka arritur mbi 22 milionë shikime.

Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim i fortë të  përfshijë automjetin. Pastaj,vazhdon të digjet.