Land Rover Defender sjell hibridin e tij të parë

19

Land Rover Defender do të zbulohet brenda 12 muajve të ardhshëm, rreth fundit të vitit 2019, dhe imazhet e reja zyrtare na kanë dhënë synim më të mirë në këtë SUV.

Çfarë bie në sy, është se rrotat tërësisht të reja, kanë edhe disa sensorë në disqe, që mendohet se është duke u testuar ndonjë sistem i ri frenimi.

Makina do t’i nënshtrohet temperaturave të ulëta deri në -40 gradë dhe më të larta se 48 gradë celsius dhe në qëndrime aq të larta sa 13,000 ft.

Deri më tani, ky prodhues britanik ka bërë të ditur se deri më 2020 do ta bëjë hibride secilën veturë, ndërsa shihet se Defender është pjesë e planit.

Megjithëse shtresa për kamuflazh ia ka fshehur linjat, ka lënë të zbuluar gypat për nxjerrjen e gazrave, që lë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me një makinë tërësisht elektrike.