Lançohet zyrtarisht Xperia i ri

Xperia L1

117

Sot “Sony” zbuloi një telefon të ri të quajtur Xperia L1. Është një produkt i rangut të mesëm, që do të thotë se nuk është armik i xhepit tuaj.

Ka ekran 5.5 inç HD dhe fuqizohet nga një procesor MediaTek MT6737T. 2GB RAM shoqërohen nga 16GB memorie e brendshme për aplikacionet, imazhet dhe të dhëna të tjera. Sa i përket memories ajo kurrë nuk do të jetë problem falë mbështetjes për kartat SD deri në 256GB shkruan “PCWorld”.

Në pjesën e pasme do të gjeni një kamerë 13 megapiksel ndërsa frontale 5 megapiksel. Xperia L1 ka një bateri 2,620 mAh dhe funksionon me Android Nougat. Ai del në shitje në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi, Amerikën e Veriut dhe atë Latine në fund të muajit Prill. Sony nuk ofroi informacion për koston e telefonit