Lançohet në treg BlackBerry Aurora

Kompania BlackBerry prezantoi në Indonezi telefonin e saj të mençur BlackBerry Aurora, i cili nuk është pajisja e parë e prodhuar ndonjëherë në këtë vend aziatik, por edhe aparati i parë i BlackBerry që ka mundësinë e përdorimit për dy sim kartela.

117

Telefoni ka ekran 5,5 inç me rezolucion 720p dhe sistem operativ Android 7.0 Nougat.

Po ashtu, telefoni posedon çipset Snapdragon 425, 4 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe bateri prej 3000 mAh.

Mbrapa telefonit ndodhet kamera me 13 megapiksel, derisa selfi-kamera ka 8 megapiksel. Telefoni ka trashësi 8,5 mm dhe peshon 178 gramë, transmeton KosovaPress.

Çmimi i telefonit është 260 dollarë, por ende nuk dihet data e saktë se kur do të dalë në shitje.