Ky robot na krijon tjetër standart për fantashkencën

Duket si një Transformer, lëvizë si një Transformer, por quhet Method-2. Të tillë kemi parë vetëm në filma të fantastikës shkencore si për shembull, Avatar

117

Ky “kostum robotik” i mahnitshëm, i lartë katër metra, është vepër e disenjatorit Vitali Bulgarov në Hollywood. Ai thotë se projekti Method-2 është projekt i vërtetë dhe se për të bashkëpunon me laboratorin Gunpo nga Koreja e jugut, raporton CNN.

Bulgarov përndryshe ka bashkëpunuar me producentët e Hollywood në zhvillimin e robotëve për shumë projekte filmike, duke përfshirë edhe “Ghost in the Shell”, krijim fantastiko shkencor, me aktoren Scarlett Johansson në rolin kryesor.

“Mund të thuhet se dije dhe frymëzim gjej në çdo projekt me të cilin unë punoj, ndërsa në disa nga filmat e fundit ka qenë e kundërta”, ka thënë Bulgarov për CNN.

Method-2 është prototip, i cili duhet të ketë përdorime të shumta në të ardhmen – nga puna në projektet e ndërtimtarisë deri te ngarkimi dhe shkarkimi.

Disa, megjithatë, besojnë se Bulgarov është një mashtrues dhe se firma e specializuar në prodhimin e robotëve ndoshta nuk egziston fare.

Bulgarov e mohon këtë.

“Videot që kam publikuar në internet nuk kanë asnjë efekte vizual, dhe e vetmja gjë që është bërë është shtesa e më shumë ngjyrave dhe kontrastit”, thotë ai.

Ai gjithashtu pohon se kompania që është duke punuar në këtë robot nuk donte të paraqesë projektin në Internet derisa të përfundohen disa detaje në prototip.

Sido që të jetë, roboti duket vërtet magjepsës