Kompjuter sa një kartë krediti – Mos e besoni nëse dëshironi

Teknologjia po vrapon me shpejtësi të papërfytyrueshme. Intel lançon një kompjuter sa një kartë krediti.

148

Ditët e “zvarritjes” me një laptop nëpër duar janë drejt fundit, pasi shumë shpejt do të keni mundësinë që kompjuterin tuaj ta futni në xhep.

Firma “Intel” ka prezantuar dje gjatë shfaqjes “CES” në Las Vegas, mini-pc e tij të fundit.

I quajtur “Compute Card ”, pajisja është aq e vogël dhe e hollë sa që ka përmasat e një karte krediti, vetëm me një trashësi pak më të madhe.

Kompjuteri është i kompletuar me një procesor të brezit të 7 Intel Kaby Lake, memorie, Bluetooth, lidhje ëireless etj.

Pajisja elektronike nuk do t’i shitet klientëve në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi kompania tha se makineria e vogël do i shitet prodhuesve për t’u përdorur në aparate të tjera si drone, robote apo produkte të tjera.

“Bizneset do të kenë mundësi të vendosin një kompjuter të tërë në produktet e tyre të cilat kanë fuqi shumë të vogël kompjuterike,” tha një analist i CES.