Karakteristika unike e Galaxy S8

Galaxy S8 i Samsung është i paketuar me shumë veçori të reja si një erkan më të madh, njohje të fytyrës dhe një asistent digjital Bixby. Por ekziston një veçori në celular të cilën Samsung nuk e përmendi gjatë lançimit.

107

Kjo veçori është një krijues i GIF. Nuk është si ‘Smart Select GIF’ që ishte paraqitur për herë të parë në Note 7, është më i mirë.

I ndodhur në aplikacionin Gallery në seksionin e videove, vegla për krijimin e GIF ju mundëson t’i konvertoni videot në GIF të animuar.

Ndryshe nga veçoria në Note 7, nuk keni nevojë që në mënyrë manuale të zgjedhni një zonë të veçantë në ekran për ta kapur.

Thjesht duke e hapur aplikacionin Gallery dhe duke shkuar në ikonën GIF, ju mund t’i konvertoni videot në GIF.