Ju duhet një makinë smart? Lista e mëposhtme e karakteristikave ju ndihmon në zgjedhjen tuaj…

198

Teknologjia automative ka progresuar me hapa të mëdhenj dhe shërbimi informativ mbi vlerësimin e makinave ka publikuar një raport mbi karakteristikat e makinës së 2018 dhe opsionet që e bëjnë makinën më tërheqëse me cmimin më të mirë në treg.Shpresojmë që cilësimet e mëposhtme t’iu ndihmojnë në zgjedhjen tuaj:

1.Përshtatshmëria Apple CarPlay/Android Auto

Sipas një raporti mbi analizën strategjike,shumica e konsumatorëve ne Europë,Kinë dhe Amerikë janë të përgatitur të paguajnë dicka më shumë për t’u siguruar që makinat e tyre ofrojnë lidhje të plotë me smartphone-t e tyre,në mënyrë që t’i përdorin sa më mirë edhe kur janë në timon.

2.Aplikacionet mobile të instaluara

Shumë prej kompanive të prodhimit të maiknave ofrojnë një aplikacion shoqërues që i lejon individët të hapin,të mbyllin,të ndezin maikinën,të përshtasin temperaturën dhe të lokalizojnë lehtësisht makinën e tyre në një vend të mbipopulluar parkimi.

3.Frenim autonom në rast emergjencash

Ky sistem është aprovuar edhe nga kompanitë e sigurimeve i cili monitoron terrenin ku ecën makina dhe shmang përplasjen automatikisht.

4.Një kamera 360°

Kjo kamera i ofron shoferit një pamje virtuale të gjithckaje që e rrethon dhe e afishon atë në ekranin që ndodhet në konsolën qëndrore.

5.Portat USB

Makina duhet të jetë e pajisur me një portë USB për cdo rresht pasagjeri për të shmangur karikuesin dhe kabllot.

6.Teknologjia e shoferit “adoleshent”

Një rang i gjerë mjetesh nga Ford Fiesta tek Volvo XC90 ofrojnë një sistem ku zotëruesit mund të programojnë celësat kur makina është marrë hua,fuqia motorrike dhe limiti i shpejtësisë është tejkaluar dhe ku mund të kontrollohet distanca e udhëtimit.

7.Sensori i pasëm

Përdorimi i sensorëve që janë vigjilent për cdo gjë si p.sh.makinat apo këmbësorët që mund të jenë mbrapa jush gjatë kohës që jeni në udhëtim,do të rrisë sigurinë tuaj.

8.Kontrollori i Udhëtimit

Adaptori në mënyrë automatike ruan shpejtësinë dhe manovron në mënyrë të sigurtë në ngushtica apo hapësira të gjera.

9.Paralajmërimi në një korsi apo ngushticë

Këto sisteme e sinjalizojnë shoferin kur ndodhet në një korsi të ngushtë për të treguar kujdes ose automatikisht mund të ulin gradualisht shpejtësinë gjatë udhëtimit në shtigje të ngushta.

10.Fenerët qëndrorë duhet të jenë LED/Xenon

Ofrojnë më shumë ndricim,reagojnë shpejt dhe nuk kanë nevojë asnjëherë për ndryshim.