Jeep së shpejti me modelin tërësisht të rikonceptuar – Wrengler

Jeep është një markë e dashur për shqiptarët, të cilët tashmë marrin një lajm të mirë mbi rikonceptimin e njërit prej automobilave.

114

Në nëntor të vitit 2018, Jeep do të startojë prodhimin e modelit Wrengler me ndryshime shumë të mëdha.

Toledo Blade e ka raportuar këtë risi, duke u bazuar në burime të afërta me kompaninë, megjithëse ende nuk është konfirmuar asgjë.

Por, lajmi po besohet, sepse kjo media kishte dhënë edhe lajme të ngjashme, që kanë dalë të jenë të vërteta.

E njëjta kishte raportuar për jeep Patriot dhe gjeneratën Compass, të cilat kanë hyrë në prodhim dhe janë lançuar në datat e pretenduara.

Në këtë rast, nuk dihet se kur lançohet Wrengler, por tregohet se do të jetë tërësisht ndryshe nga modeli i tanishëm.