Jaguar F-Pace – 410 kuaj fuqi nën kofanon e këtij “tigri” të automobilizmit

Jaguar "ergersohet" në SUV-në e re

115

Derisa po pritet të lançohet një super SUV nga Jaguari, kompania gjermane Hamann e ka ri konstruktuar modelin F-Pece, duke i rritur fuqinë dhe ndryshuar pamjen e jashtme.

Makina me V6, tani i ka 410 kuajfuqi, apo 30 njësi më shumë se që i kishte më parë, duke e bërë shumë më të qëndrueshëm dhe më të shpejtë.

Në të njëjtën kohë, është punuar edhe në pamjen e jashtme, duke ia bërë linjat shumë më të mprehta dhe që kanë aerodinamikë më të madhe.

Struktura dhe gjerësia ka mbetur e njëjtë, derisa lartësia është shtuar pak me rrotat 23 inç, që kanë metal të punuar nga fibrat e aluminit.

Enterieri luksoz ofron rehati të madhe, ndërsa mundësitë teknologjike mbesin të njëjta që i ka pasur F-Pace më herët.