Ja se si studentët mashtronin kompaninë Apple

35

Dy studentë po hetohen pasi kanë përdorur mijëra telefona falsë iPhone duke dëmtuar kompaninë Apple.

Sipas akuzës, Quan Jiang e Yangyang Zhou të cilët jetojnë në Oregon dhe kanë vizë studentore, importonin iPhone falsë nga Kina dhe më pas i dërgonin në kompaninë Apple duke pretenduar se janë origjinalë brenda garancisë dhe kanë pësuar defekt. Në këmbim, kompania i dërgonte telefonë të rinj origjinalë Apple.

Më pas këto telefona origjinalë dërgoheshin në Kinë, ku shiteshin për disa qindra dollarë. Mendohet se kjo skemë mashtrimi i ka shkaktuar kompanisë Apple mbi 900 mijë dollarë, ndërsa dy studentët janë akuzuar zyrtarisht nga prokurorët federalë për kontrabandë mallrash dhe mashtrim.