Ja disa nga aplikacionet popullore që janë piratuar nga hakerat

14

Piratët kanë përdorur certifikatat e zhvilluesve për sipërmarrjet të Apple për të krijuar versione të hakuara të disa prej aplikacioneve më popullore thuhej në një raport të publikuar ditën e enjte.

Versionet të piratuara të Spotify, Angry Birds, Pokemon Go dhe Minecraft i bënin funksionet me pagesë të aplikacioneve falas e madje nuk përmbanin as reklama.

Kështu ata vjelnin të ardhura të destinuara për Apple dhe zhvilluesit e aplikacioneve në fjalë.

Për shembull një version i piratuar i Spotify bllokonte reklama që normalisht në versionin origjinal janë prezente kur përdorni Spotify pa pagesë.

Ndërkaq Minecraft kushton 7 dollarë në Apple ndërsa versioni i piratuar ofrohet falas. Disa piratë thuhet se kanë ofruar abonime me pagesë që u jepni përdoruesve akses në më shumë aplikacione të cilat duhej të paguani për to.

Piratët kanë gjetur një mënyrë sesi të përdorni certifikatat dixhitale të Apple për të anashkaluar politikat e App Store. Zakonisht këto certifikata merren nga kompani të cilat ofrojnë aplikacione vetëm për punonjësit dhe përdorim të brendshëm por që mund të ofrohen edhe për të tjerë jashtë.

Pikërisht këtë kanë bërë piratët. Apple thuhet se ka marra masa për tu përgjigjur këtyre manipulimeve duke kërkuar aktivizimin e verifikimit me dy faktorë brenda fundit të këtij muaji. Tashmë qasja në një Apple ID kërkon një fjalëkalim dhe një kod dërguar tek një pajisje Apple e besuar.

Apple dhe Spotify nuk kanë komentuar ndërsa të tjerë kanë zbuluar planet për parandalimin e kësaj situate. Rovio thotë se e merr seriozisht mbrojtjen e pronësisë intelektuale ndërsa Niantic thotë se është përkushtuar për të mbrojtur Pokemon Go dhe komunitetin nga të tilla praktika.

“Ata që shkelin termat e shërbimi do tu mbyllen llogaritë,” tha Niantic. Ndërkaq edhe zhvilluesi i Minecraft, Mojang nuk ka komentuar.

Muajin e kaluar Apple hoqi certifikatat në fjalë për Facebook dhe Google sepse kishin përdorur aplikacionet për të vjelur të dhënat e përdoruesve.