iPhone Edition do të jetë versioni premium i iPhone 8

Sipas një spekullimi që vjen nga blogu japonez, Mac Otakara, Apple është duke planifikuar të lançoj një version premium të iPhone 8 që do të thirret “iPhone Edition”.

47

Sipas një spekullimi që vjen nga blogu japonez, Mac Otakara, Apple është duke planifikuar të lançoj një version premium të iPhone 8 që do të thirret “iPhone Edition”.

Produkti thuhet se do të ketë një rrethim prej çelikut të pandryshkshëm, të ngjashëm me atë të Apple Watch.

Blogu po ashtu citon një raport të vitit të kaluar nga Ming-Chi Kuo, sipas të cilit rrethimi do të vendoset në mes të pjesës së përparme nga xhami dhe pjesës së prapme.

iPhone Edition thuhet se po ashtu do të sjell kamerat vertikale iSight, që sipas Mac Otakara, do të përdoren për qëllime të Emergent VR.

Nëse iPhone Edition del të jetë produkt real, mund të presim të ketë çmim të shtrenjtë. Disa raporte bëjnë të ditur se versioni kryesor i telefonit mund të kushtoj mbi 1,000 dollarë