iPhone 8 pritet të zotërojë 265 GB memorie

Deri më tani janë dëgjuar shumë zëra të ndryshëm rreth iPhone-it të ri të Apple dhe tani duket sikur ne kemi disa detaje të mëtejshme për gjeneratën e re të iPhone.

69

Deri më tani janë dëgjuar shumë zëra të ndryshëm rreth iPhone-it të ri të Apple dhe tani duket sikur ne kemi disa detaje të mëtejshme për gjeneratën e re të iPhone.

Sipas një raporti të fundit, iPhone i ri 8 do të vijë me 3GB RAM. Me gjasë do të ketë tre opsione për memorien e telefonit, përkatësisht opsionet me 64GB, 256GB dhe 512GB.

Ne gjithashtu e dimë se iPhone 8 do të shfaqë një procesor të ri mobil, në fakt – Apple A11. Procesori i ri Apple A11 pritet të ofrojë rreth 30% përmirësim të shpejtësisë mbi procesorin aktual, gjithashtu do të vijë me grafikë të përmirësuar.

iPhone 8 i Apple do të vijë me një ekran OLED, madhësia e saktë ende nuk dihet, edhe pse pritet të jetë rreth 5.8 inç. Telefoni do të ketë një dizajn krejtësisht të ri me ekranin nga një skaj në tjetrin dhe do të përdorë materiale të ndryshme dhe të reja për iPhone 7.

Apple gjithashtu pritet se do të lansojë dy modele të reja të telefonave në të njëjtën kohë me iPhone 8, përkatësisht iPhone 7S dhe 7S Plus.